Sunday, March 24, 2024
AktualeLajmet e shpejta

Admir Shala: Edhe sivjet me t vjetrën e në mot me ngrohtoren e re

admir-shala-1Dimri po troket ndërsa aktualizohet më shumë çështja e ngrohjes së ambienteve. Tashmë dihet se gjakovarët tradicionalisht ngrohen më tepër me lëndë ngrohëse, me dru, çmimet e të cilave janë mjaftë të larta përball standardit të ulët. Në tregjet e shitjes së druve çmimi i tyre   sillet nga 35 deri në 45 euro për një  metër katror. Ngrohja me energji elektrike duket  se ka kosto të madhe dhe nuk është aq e sigurt për shkak të reduktimeve të mundshme, ndërsa një alternativë tjetër e bashkëqytetarëve tanë është edhe ngrohja me gas. Por ata që janë të kyçur në rrjetin termofikues kanë më pak halle kur ngrohen rregullisht nga Ngrohtorja e qytetit. Në këtë rrjetë janë të kyçur rreth 1.850 konsumatorë,  që përbejnë afër 180,000 m2 të kyçura në rrjetin primar të termofikimit në gjatësi prej 27 km. Por,  për shkak të sasisë së limituar nga viti 2009/2010 furnizohen gjysma e tyre, përkatësisht rreth 90,000 m2. Kapaciteti i rrjetit mundëson qasje edhe të më shumë konsumatoreve por duhet rehabilituar shumë nënstacione dhe për të gjitha këto nevojiten investime. Ditë të mira në këtë fushë duket se po vijnë. Investimi në formë donacioni nga Komisioni Evropian në vlerë prej rreth 12 milion Euro paraqet një etapë të re për zhvillimin dhe të ardhmen e Ngrohtores së Qytetit tonë, thotë Admnir Shala, drejtor. Sipas tij, një impiant modern do të fillojë së ndërtuari në vitin 2017. Ky investim është më i madhi në sektorin publik dhe industrial që nuk ka ndodhë që disa dekada,  prandaj shpresojmë që të shënojë edhe një moment kthese të zhvillimit ekonomik të gjithëmbarshëm ekonomik për Gjakovën., thotë mes tjerash drejtori Shala në intervistën për Gjakovapress. 

Sa jemi të përgatitur për sezonin e ri të Ngrohjes? 

Aktualisht jemi duke sanuar me aq sa kemi mundësi disa defekte ne rrjetin primar të termofikimit. Nëse sigurojmë mjete financiare shtesë atëherë do të intervenojmë në ndërrimin e disa gypave edhe në njërën nga kalldajat në mënyrë që të ofrojmë ngrohjes sa më cilësore gjatë sezonin 2016/2017. 

Cilat janë kapacitete ekzistuese të rrjetit termofikues, sa familje e biznese janë të kyçura në ngrohje?

Te kyçura janë rreth 1.850 konsumatore që përbejnë afër 180,000 m2 te kyçura ne rrjetin primar të termofikimit në gjatësi prej 27 km por për shkak te sasisë se limituar nga viti 2009/2010 furnizohen gjysma e tyre, përkatësisht rreth 90,000 m2. Kapaciteti i rrjetit mundëson qasje edhe të më shumë konsumatoreve por duhet rehabilituar shumë nënstacione dhe për të gjitha këto nevojiten investime.

A jeni furnizuar me mazut dhe sa kohë keni mundësi ti ngrohni shfrytëzuesit e shërbimeve tuaja?

Këtë muaj  fillojmë edhe me deponimin e lëndës djegëse – mazutit dhe sasia e planifikuar do të mjafton për rreth 3 muaj,  duke filluar nga muajit Dhjetor meqë Ministria e Zhvillimit Ekonomik këtë vit ka ndare vetëm 400,000 Euro për dallim prej viteve paraprake ku subvencioni ka qenë në vlerë prej 500,000 Euro.

Sa është më e shëndetshme dhe më e lirë ngrohja përmes Ngrohtores karshi ngrohjes me lëndë tjera? 

Ngrohja qendrore dhe djegia në impiantin tonë në radhë të parë largon tymin dhe zjarrin nga konsumatoret tanë të cilët ndryshe detyrohen të bëjnë djegie individuale. Pastaj deponimi i lëndës djegëse sidomos në apartamente paraqet problem dhe telashe të mëdha për banorët. Angazhimi i përditshëm në mbikëqyrjen dhe operimin e kaldajave individuale me çfarëdo lënde djegëse paraqet me të vërtetë një mund të madh posaçërisht për gjininë femërore e cila tradicionalisht është e angazhuar në përkujdesjen e fëmijëve apo të moshuarve dhe rrjedhimisht qëndrojnë më gjatë në ambiente familjare. Kurse sa i përket çmimin ngrohja është disa herë më e lirë sesa ngrohja me lëndë të tjera
djegëse. …

Intervisten  e plotë mundë ta lexoni në revisten Gjakovapress 95,  që është në treg