Friday, March 29, 2024
AktualeKulturë

Agron Peni në hapjen e Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës në Bullgari

agron Peni koncertKitaristi gjakovar Agron Peni  ka performuar në hapje të  Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës në Bullgari.  Përpos rëndësisë që ky festival është hapur nga një kitarist kosovar, audienca bullgare ka pasur rastin të dëgjojë kompozimin e Penit “999”, i cili i është kushtuar luftës në Kosovë.

“Ishte një ndjenjë e veçantë, kam prezantuar kompozime të mia, mirëpo më e veçanta ishte që kam prezantuar edhe kompozimin e titulluar “999”, që i është kushtuar luftës së Kosovës, dhe kjo performancë u bë edhe para shumë kitaristëve dhe profesorëve serb, të cilët ishin edhe pjesë e festivalit”, ka thënë Peni për KultPlus.

Ndërkohë, po ky kitarist pat nxjerr në treg edhe albumin e tij të cilin e ka plasuar në shitje vetëm në formatin online, sipas të cilit, interesimi është jashtëzakonisht i madh për blerjen e këtij albumi