Wednesday, April 3, 2024
Lajmet e shpejtaSporti

Fc Vellaznimi për përgatitje me 3 shkurt në Durrës


Klubi i futbollit Vëllaznimi përgatitjet për stinorin pranveror do ti filloi në fundjavën që vjen, përkatësisht me 15 janar. Këto përgatitje do të zhvillohen në tri faza. Fillimisht do të punohet në stadiumin e qytetit në përgatitje kondicionale  ndërsa nga 3 shkurti, sipas kryetarit të klubit Shkëlzen Gashi,  Vëllaznimi për dhjetë ditë do të qëndroi në Durrës, ku pritet ti zhvilloi edhe disa ndeshje stërvitore.  Në Durës kësaj here do të përgatiten edhe juniorët e Vëllaznimit. Duke  përmendur përgatitjet sa më të mira për vazhdimin e kampionatit dhe realizimin e synimit për kthim në superligë, Gashi ka bërë të ditur se është në bisedime edhe me disa futbollistë cilësorë që në stinorin e ri të veshin fanellat e Vëllaznimit.
Ndryshe VELLAZNIMI  është në pushim dimri  pas një gjysëm sezonit shumë të mirë . Gjatë këtij gjysem sezoni ka përfunduar në poziten e dytë me 30 pikë të grumbulluara dhe është kualifikuar në rundin e 5 të KUPES SË KOSOVËS . Në kuadër të këtyre garave me 19 shkurt në Gjakovë Vëllaznimi  do të përballet me rivalin e vjeter, Prishtinën.