Saturday, April 6, 2024
AktualeLajmeLajmet e shpejta

Gjakova e zbardhur nga bora

Kishin rënë ca fluska bore në fund  të muajit nëntor, por nuk ishte zbardhur qyteti. Kishim pritur që në natën e ndërrimit të moteve ta kemi për madhështi festive e nuk ra. Sot, kur nisi zyrtarisht puna e institucioneve dhe sherbimeve publike,  Gjakova  është zgjuar tërësisht e zbardhur nga bora e shumëpritur për faktin se për një kohë të gjatë një numër i madh i bashkëqytetarëve janë prekur nga sëmundjet gripoze si pasojë e ajrit të thatë. Sipas mjekëve me pastrimin e ajrit që e ka sjellë bora mundë të ketë ulje të numrit të pacientëve që çdo ditë me qindra sish trokasin në dyert e Qendrave të Mjekësisë Familjare.

Dikush kërkon që hallet me sëmundjet gripoze ti kaloj me boren e dikush sfidohet me mungesen e lendeve djegese per ngrohje gjatë kesaj stine.

Në anën tjetër shtresa aktuale e  borës nuk ka shkaktuar ndonjë vështirësi në trafik, megjithatë në disa pjesë ku ka akull pjesëmarrësit në trafik duhet të kenë kujdes të shtuar. Ngrohtorja e qytetit megjithë rrjetin dhe stabilimentet e vjetruara po arrin që të ngrohë me kapacitete të duhura ambientet familjare dhe të bizneseve.