Friday, April 5, 2024
Lajmet e shpejtaSporti

Këtë javë futbolli zhgënjen, hendbolli shkëlqen

Vellaznimi hendbollKur u prit më së shumti që futbollistët e Vëllaznimit të arrijnë sëpaku një barazim në lojë me Flamurtarin e Prishtinës, dhe të mbajnë hapin me skuadrat e kreut të tabelës, pësuan gol, shënuan humbjen e parë në këtë kampionat dhe mbeten pa asnjë pikë duke u pozicionuar në vendin e 7-të. Fatbardhësisht juniorët e Vëllaznimit ndërprenë serinë e humbjeve dhe në Gjakovë mposhtën Trepçën 89  me rezultat 1 me 0. Juniorët e Gjakovës pësuan humbje 0 me 2 në lojë me Prishtinën. Të dielën u zhvilluan edhe ndeshjet kampionate të Ligës së dytë futbollistike të Kosovës. Luftëtari i Brekocit barazoi 2;2 me Dukagjinin e Novosellës, Dushkaja pësoi humbje 0 me 10 në lojë me Onix Banje kurse Rilindja e Kosovës nga Skivjani vazhdon me lojëra të mira duke e mposhtur në teren të vet Beharin 1 me 3 dhe duke e mbajtur pozitën e dytë në tablete klasifikuese me 12 pikë sa ka edhe i pari.
Në hendboll Vëllaznimi shënoi fitore si mysafir në Drenicë 32:34 .Kjo është fitorja e dytë radhazi në këtë kampionat. Vashat hendbolliste të Vëllaznimit kanë pësuar humbje të thellë  38:14 me Vushtrrinë. Shqiponja nuk lëshon pe. Ka mposhtur KEK-un 51:21