Friday, March 22, 2024
Kulturë

Kushtrimi në serialin me aktorët e famshëm amerikan

kushtrim_hoxhaAktori gjakovar Kushtrim Hoxha ka depërtuar edhe me një tjetër rol të madh në Amerikë. Hoxha, i cili ka studiuar për aktrim në University of San Diego, vjen në episodin e parë të sezonit të shtatë të Blue Bloods.

Ai vjen në rolin e Robert Sava, në episodin e parë “The Greater Good”. që do të shfaqet për herë të parë me 23 shtator në ora 22:00 në kanalin CBS.

Blue Bloods përcjellë Policinë e Nju Jorkut dhe një detektiv e veteran lufte i cili përdorë taktikat e tij për të zgjedhur rastet e ndryshme.

Çdo episod ka zhvillimet e tij, nga rasti në rast, drejt investigimit, dhe shpesh me tendencën për ta shpërlarë mendjen e shikuesit që mundohet të gjejë lidhje mes episodeve, shkruan KultPlus.

 

Tom Selleck vjen në rolin kryesor, krahas Len Cariou, Bridget Moyahan, e mes tyre edhe aktori nga Prishtina, Kushtrim Hoxha.

“Jam i nderuar që jam pjesë e këtij episodi të parë të këtij seriali krahas aktorëve të mëdhenj” ka shkruar Hoxha në rrjetin social Facebook.

Blue Bloods ka nisur për herë të parë transmetimin në vitin 2010-të.