Wednesday, April 24, 2024
AktualeLajme

Medalje e artë nga Olimpiada e Gjeniut në New York

Olimpoiada
Leonita Sadiku dhe Errita Bokshi, fituese të medaljes së artë

Nxënëset gjakovare Leonita Sadiku dhe Errita Bokshi nga Kolegji Mehmet Akif në Gjakovë janë kthyer me medaljen e artë nga Olimpiada e gjenive që u mbajt në nju Jork të Shteteve të bashkuara të Amerikës. Ato triumfuan mes 401 projekteve konkurruese nga shumë vende të botës me temën nga prodhimtaria alternative  energjisë elektrike. Për këtë sukses të madh dje në aeroportin e Prishtinës  kishin dalur ti presin bashkëmoshatarët, profesorët, prindërit, shokët dhe shoqet e kolegjit që me buqeta lulesh përgëzuan për këtë sukses.

Duke qenë mysafire të Radio Gjakovës, fitueset e medaljes së art thanë se kishin realizuar një dëshirë të tyre, që me këtë fitore shkencore ta bëjnë krenare Gjakovën dhe Kosovën. Errita Bokshi dhe Leonita Sadiku, nxënëse të klasës së 11-të kësaj shkolle treguan për projektin fitues:

 

 

olimpiada gjithe
Gjatë bisedes në Radio Gjakova pas kthimit nga Olimpiada Genius: Nga e majta: Drejtori Kahreman Demirez, sekretarja Drita Maskaqi dhe pjesemreresit: Leonita Sadiku. Errita Bokshi, Rita Qela dhe Art Vula

“Olimpiada Genius është një garë internacionale për çështjen e ambientit. Eshte themeluar nga Terra Science Education dhe Universiteti Shtetëror i Neë York-ut në Osëego. Ne garën Genius janë 5 kategori me fokus ne çështjen e ambientit (shkencë, art, shkrim kreativ, inxhinieri, dizajn dhe biznes). Kemi aplikuar në kategorinë e dizajnit. Në këtë gare kanë aplikuar rreth 1.171 projekte nga e gjithë bota, por janë pranuar vetëm 34% e tyre, pra 401 projekte. Kurse prej 401 projekteve nga çdo kategori kanë fituar vendin e parë (medaljen e artë) 2-3 projekte , mes tyre edhe projekti i jonë” tha Errita .

Ndrëkaq Leonita theksoi se ky projekt ka të bëjë  me prodhimin e energjisë elektrike duke përdorur mekanizmin e Bhaskares.

“Ky mekanizëm ka qenë i shpikur nga shkencëtari Bhaskara që na vërteton se ekziston një lëvizje e pandërprerë apo infinite (perpetual motion). Shkaktohet një lëvizje e pandërprerë sepse kjo rrotë është e përbërë nga disa tuba të mbushura me merkur. Dhe në njërën anë të boshtit, masa e merkurit në tuba është më e madhe, kështu duke u shkaktuar rrotullimi infinit në një drejtim. Nëse e përdorim këtë mënyrë të prodhimit te elektricitetit dhe nëse e zhvillojmë ne te ardhmen, do te mundemi te përdorim me shume energji te riprodhueshme e me pak lende djegëse fosile” ka thënë Leonita Sadiku.

Të dy fitueset e medaljes së artë thonë se : “Çmimin e parë e kemi fituar nga votat maksimale të jurisë së kategorisë tonë (dizajn). Fjale te mira, kritika dhe ndihmesa kemi pranuar jo vetëm nga juria por edhe nga pjesëmarrësit, të pranishmit dhe inxhinierë. Fitorja e vendit të parë në këtë garë na ka frymëzuar për të vazhduar realizimin e projektit edhe më tej,  theksojnë fitueset.

Krahas medaljes së artë, në Olimpiadën e gjeniut në Amerikë, sukses arritën edhe dy nxënës tjerë të këtij kolegji. Rita Qela dhe Art Vula u plasuan në vendin e katërtë me projektin me titull : “ A jemi të pastër sa duhet dhe prodhimi i sapunit natyral”.

Sipas drejtorit të kolegjit, Kahraman Demirez, këto arritje të nxënësve kanë ardhë pas një pune përkushtuese që bëhet në shkollë, mbështetjes së profesorëve që kanë punuar si një ekip bashkë me prindërit e nxënësve.