Monday, April 1, 2024
AktualeLajmet e shpejta

Mësimi fillon me 16 janar-shkaktar moti me borë dhe acar

Ishte planifikuar 10 janari si dita e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, por Komuna e Gjakovës të shtunën përmes një njoftimi  ka bërë të ditur se kjo do të ndodhë 6 ditë më vonë. Kjo  për shkak të temperaturave të ulëta që po mbizotërojnë gjatë këtyre ditëve në vendin tonë.

“Fillimi i procesit mësimor për të gjitha shkollat e Komunës së Gjakovës, shtyhet për datën 16.01.2017 ( e Hëne). Sipas planifikimeve të Drejtorisë së Arsimit në Gjakovë, orët mësimore do të kompensohen gjatë gjysmëvjetorit të dytë.
Gjithashtu, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Gjakovës ka marrë të gjitha masat që të siguroj ngrohje të mjaftueshme për pjesën e mbetur të sezonit dimëror. “, thuhet në njoftimin e Zyrës për informim të komunës.
Më tutje në këtë njoftim theksohet se , sa i takon transportit të nxënësve, Komuna e Gjakovës ka hapur procedurën e tenderimit, pasi që dy proceset e kaluara kanë dështuar për shkak të bojkotit nga disa kompani transportuese të cilat me qëllim të përfitimit më të madh, kanë pamundësuar që çështja e transportit të zgjidhet në dy procedurat e kaluara të prokurimit.