Thursday, March 28, 2024
KulturëLajmeLajmet e shpejta

Mirënjohje për Teatrin e qytetit të Gjakovës

Teatri i Gjakovës vitin 2016 e ka përmbyllur me sukses duke fituar edhe cmime në Festivale kombëtare. Kohë më parë me shfaqjen “Gënjeshtrat” të regjisorit Kastriot Saqipi, Teatri fitoi 4 cmime nga gjithsejt 6 që ndau Festivali i Presheves. Për këto suksese kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, ka pritur aktorët e Teatrit të qytetit të Gjakovës, të cilët pos që i ka falënderuar për angazhimin e tyre përgjatë vitit 2016, edhe i ka nderuar me mirënjohje për kontributin dhe prezantimin që ia kanë bërë Gjakovës brenda dhe jashtë Kosovës.
Nga ana tjetër, edhe aktorët e Teatrit janë shprehur falënderues ndaj kryetares së komunës Mimoza Kusari – Lila dhe komunës së Gjakovës në përgjithësi, për tërë mbështetjen jo vetëm financiare por edhe morale që kjo trupë e ka pasur përgjatë 3 viteve të fundit.
Aktorët gjakovarë kanë thënë se kryetarja Mimoza Kusari – Lila duhet falënderuar edhe për mbajtjen e premtimit për zgjidhjen e statusit të Teatrit të Gjakovës, status i cili kishte mbetur peng disa vjeçar i politikave të disfavorshme kulturore në nivelin qendror.
Në fund, kryetarja Kusari – Lila u ka premtuar aktorëve angazhim maksimal në rritjen e buxhetit për teatrin për vitet e ardhshme si dhe mbështetje në organizimin e shënimit të 40 vjetorit të themelimit të Teatrit të Gjakovës.