Saturday, March 23, 2024
AktualeLajmet e shpejta

Për një vit 2.046 të porsalindur

Brenda  vitit 2016, në komunën e Gjakovës  kanë lindur  2   mijë e 46  foshnja, kanë vdekur 600 persona dhe janë kurorëzuar 932 çifte bashkëshortore.

Këto të dhëna i ka bërë publike sektori i Statusit Civil në Kuvendin Komunal të Gjakovës sipas të cilit ka pasur edhe  regjistrime të lindjeve edhe nga bota e  jashtme,  981 sish.

Ndryshe bazuar në të dhënat që disponojmë, gjatë vitit që sapo e përcollëm  kanë lindur 54 foshnja më pak  se në vitin 2015,  kur kishte 2 mijë e 100 lindje.

Një rritje e madhe është shënuar tek  numri i personave të vdekur gjatë vitit 2016. Ka pasur gati dyfish më shumë vdekje se në vitin paraprak.  Gjatë 2016-tës, në komunën e Gjakovës janë regjistrua 600 persona të vdekur  248 raste më shumë se në 2015-ten,   plus 122 raste që janë regjistruar nga bota e jashtme. Nga e tërë kjo,  duke zbritur numrin e të vdekurve nga numri i  banorëve të  rinjë  del se komuna e Gjakovës, gjatë vitit të cilin porsa e kemi përcjellë, është shtuar për 1 mijë 446 veta. 

Numri i kurorëzimeve  për vitin 2016 kishte arritur në 932  që është një numër  më i madh   krahasuar me një vit më parë,  sepse një vit më parë ishin kurorëzuar 903 çifte bashkëshortore. Këtij numri duhet shtuar edhe 26o kurorëzime nga bota e jashtme.