Monday, April 1, 2024
Sporti

Përforcimet e Vëllaznimit në këtë kampionat

Vellaznimi 3Tri ditë para fillimit të kampionatit të ri të Ligës së parë futbollistike të Kosovës, Vëllaznimi premton një start të suksesshëm falë përgatitjeve që janë bërë. Këto përgatitje kanë nisur me një korrik dhe për dy muaj, brenda të cilëve janë zhvilluar edhe ndeshje kontrolluese me Lirinë, Prishtinën, Hajvalinë dhe Dukagjinin, shtabi teknik dhe futbollistët mendojnë se janë përgatitur mirë për tu kthyer në superligë.

Vellaznimi 2
Gjate ndeshjes miqesore Vellaznimi-Prishtina


Kështu mendon edhe kryetrajneri Arsim Gojani i cili, zëvendësoi Skender Shengylin Gojani vazhdimisht në stërvitje po kërkon nga futbollistët angazhim maksimal që të mobilizohen për një kampionat të suksesshëm dhe realizimin e synimit, kthimin në superligë. Nga kampionati i kaluar janë larguar shumë futbollistë, mirëpo brenda kësaj vere ka pasur edhe ardhje të reja të futbollistëve cilësorë.
Vellaznimi 1Janë 9 përforcime të reja që kanë ardh në Vëllaznim për të bashkuar forcat për një paraqitje të mirë në gara. Janë futbollistët : Altik Muhagjeri, Egzon Gashi, Dardan Rogova, Nikollë Dushi, Kushtrim Gashi, Landrit Rama dhe Astrit Berisha të cilëve u janë bashkuar edhe dy futbollistë të rinj nga radhët e juniorëve: Enes Lokaj dhe Leonard Ndrecaj ndërkohë që në sprovë është edhe një futbollist nga KF Rahoveci. Ndeshja e parë luhet të shtunën në terrenin mysafir, me Istogun, ish anëtarin e superligës.