Friday, March 29, 2024
AktualeLajme

Pesë deri në gjashtë mijë persona me diabet në Gjakovë


diabeti_1Me moton “Bëhu aktiv-Lufto diabetin” u  shënua Dita Botërore e Shëndetësisë. Promovimi i vlerave të shëndetësisë publike, i nevojave dhe obligimeve në funksion të ruajtjes së zhvillimit të shëndetit të qytetarëve, është obligim i institucioneve qeveritare, shëndetësore, arsimore të shoqërisë civile dhe të vetë qytetarëve”. Popullata e shëndetshme garanton zhvillim ekonomik dhe social të shëndetshëm” u tha me rastin e  shënimit të  Ditës Botërore të Shëndetit, ku  është vendosur theksi te diabeti dhe të sëmurët nga kjo sëmundje.

Me këtë rast u tha se  “parandalimit, diagnostikimit të hershëm dhe mjekimit adekuat deri në rehabilitim të plotë, Ministria e Shëndetësisë po i kushton vëmendje të veçantë. Sot ka të evidentuar 11 mije e  242 qytetarë të vendit që trajtohen me insulina, dhe për herë të parë ka një regjistër të pacientëve me diabet insulinë- vartës, pothuajse të saktë, gjë e cila  mundëson dukshëm planifikimin më të mirë dhe sigurim të tretmanit përkatës. Në komunën e Gjakovës kjo sëmundje ka shtrirje mjaftë të gjerë . Sëmundjet e sheqerit kanë prekur 5 deri në 6 mijë bashkëqytetarë,  ndërkohë që me insulinë trajtohen sëpaku deri në 800 pacientë. Kështu thotë dr. Luan Gola, internist dhe specialist i  sëmundjeve të sheqerit, i cili këshillon për një përkujdesje të shtuar në të ushqyer dhe veprimtari fizike sikurse  edhe për diagnostifikim të hershëm.

“Ushqimi i pasur me fibra, i shpeshtë por ngapak dhe jo me një ushqyerje të tejngopur si dhe aktiviteti fizik bashkë me kontrollet e gjakut në institucionet shëndetësore  janë shumë domethënëse” ka thënë Gola.

Ai ka përmendur shkallën e lartë të përfshirjes së popullatës me këtë sëmundje dhe domosdonë e një strategjie të gjerë për parandalimin e Diabetit.

“Rreth 60 milion pacient në Evropë  janë të prekur nga diabeti prandaj  janë të nevojshme strategji të zbatueshme për të përmirësuar qasjen e individëve në ushqime të shëndetshme dhe të përballueshme, si dhe krijimin e mjediseve për aktivitet fizik në mënyrë që të ndryshohet pozitivisht stili i jetës për tërë popullatën. Së bashku, ne mund të frenojmë rritjen e diabetit dhe të ofrojmë kujdes për të përmirësuar kualitetin e milionave njerëzve që jetojnë me këtë sëmundje”, ka këshilluar  Gola.