Thursday, March 28, 2024
Lajme

Po punohet për Parkun e qytetit

Nena terezeParku kryesor i qytetit që nga paslufta ka pësuar ndryshime të mëdha dhe pothuajse çdo vit është investuar në të. Është interesante se punimet gjithmonë janë kryer në verë, atëherë kur këto ambiente janë më së të nevojshme për freskinë e kalimtarëve! Edhe këtyre ditëve po punohet me të madhe për ta kthyer në ambient gjelbërimi. Nxitje i ka dhënë fakti se edhe Komuna e Gjakovës do të inkorpurohet në veprimtaritë që në mënyrë simbolike do të nderojnë shenjtërimin e Nënës Terezë që do të ndodhë më 5 Shator. Fillimisht u ndërtua në mes të parkut Fontana e re dhe u hoq e vjetra, u hoqën lodrat e shkatërruara të fëmijëve e tash është  duke u rregulluar ambienti para shtatores Nëna Terezë  së saj në parkun kryesor të qytetit. Përveç hapësirave me kocka dhe gjelbërimit,   para shtatores  është paraparë të një shirit, bardhë e kaltër, që simbolizon veshjen që identifikonte  Nënë Terezën si misionare. I gjithë ky ambient do të ketë edhe ndriçimin  për të cilin po ashtu po punohet në rregullimin e tij.

Po ashtu komuna në ditët e fundit ka rritur angazhimin e në rregullimin e parkut në qendër të qytetit, ku pritet të kthehen kroi, ndriçimi,  po ashtu po punohet në rregullimin e ulëseve, si dhe këndi i lojërave për fëmijë. Për këtë të fundit tashmë kanë përfunduar punët në ndërtimin e bazamentit, ndërsa pritet që deri në fund të muajit të jetë gati. Parku i lojërave do të jetë dhuratë nga Pro Credit Bank.