Sunday, April 7, 2024
LajmeLajmet e shpejta

Shoqata e Intelektualëve Jakova kërkon lirimin e Ramush Haradinajt

Shoqata e Intelektualëve Jakova në Gjakovë ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kosovë.  “Ngjarjet nëpër të cilat po kalojmë si popull i dalë nga lufta  nuk na lejon assesi të jemi indiferent. Gjendjen e rëndë në veri  të Republikës së Kosovë e ka rënduar edhe më shumë arrestimi i komandantit të UÇK , Ramush Haradinaj në Republikën mike të Francës e mbi bazë të një fletëarresti të fabrikuar nga ana e shtetit të Serbisë” thuhet në reagimin e shoqatës së intelektualëve Jakova.

Sipas kësaj shoqate, “ Ndjeshmëria e rastit na shqetëson të gjithëve. Shteti fqinjë  me sjelljet e tija në vazhdimësi,  jo vetëm që nuk po i kontribuon paqes dhe fqinjësisë,  por po vazhdon të jetë po ai që ka shkaktuar sëri luftërash në ish Jugosllavi. Tendencat e Serbisë për ta destabilizuar situatën në Republikën e Kosovës duhet ti ndërgjegjëson krerët e institucioneve të vendit por edhe popullatën tonë.”

Intelektualët gjakovarë apelojnë që të gjithë ta marrin seriozisht këtë gjendje dhe të reflektojnë konformë me situatën. Presim me plot arsye nga shteti mik i Francës që t’i thërret arsyes dhe ta lirojë ish kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj.”, përfundon reagimi i shoqatës së Intelektualëve Jakova në Gjakovë.