Friday, March 29, 2024
Lajmet e shpejtaSporti

Të dielën turneu i boksit “Xhafer Thaqi”

xhafer-thaqiNë nderim të figurës së njërit nga boksierët më të mirë dhe dëshmorit të kombit Xhafer Thaqi, për 16 vjet me radhë në Gjakovë mbahet Turneu tradicional memorial në boks “Xhafer Thaqi”. Kësaj radhe turneu që do të mbledhë boksierët më të mirë të Kosovës  do të mbahet të dielën më 20 nëntor në orën 13.00.
Organizator është “Klubi i Boksit ‘Gjakova 137’, ndërsa trajneri I këtij klubi Hajdar Thaqi ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për një spektakël të vërtetë të boksit. Ai ka ftuar adhuruesit e këtij sporti që të dielën të vijnë në Pallatin e Sporteve për të mbështetur boksin përgjithësisht duke u dhënë përkrahje boksierëve.
Trajneri Thaqi gjithashtu ka thënë se ky turnir do të ofroj meçe interesante dhe boks cilësorë.
Sipas Federatës së Boksit të Kosovës , matja zyrtare e boksierëve është paraparë të bëhet të dielën nga ora 08:00-09:00, kurse turneu fillon në orën 13:00. Meçet do t’i drejtojnë Latif Demolli, Aliriza Rexhepi, Agim Shala, Agim Tahiraj dhe Safet Syla. Ndërkaq, delegat do të jetë Sylejman Voca.