Thursday, March 28, 2024
AktualeGjakova PresssLajme

Universiteti I Gjakovës me Bordin e vet

Universiteti Publik i Gjakovës me konstituimin e organeve drejtuese përgatitore zyrtarisht ka nisë funksionalizimin. shtë mbajtur takimi i parë i Bordit Drejtues të Universitetit Publik të Gjakovës, në të cilin janë zgjedhur anëtarët dhe organet drejtuese të kësaj trupe. Në këtë kuadër, kryetar i Bordit është zgjedhur profesor Bajram Nura, nënkryetare profesoresha Eda Vula dhe sekretar profesor Kastriot Buza.  Përderisa anëtarët e bordit kanë thënë se gjatë këtyre ditëve do të punojnë intensivisht në mënyrë që viti i ri akademik të fillojë sa më mbarë me datën 1 tetor, kryetari i komunës Pal Lekaj ka premtuar se qeveria lokale do të jetë në përkrahje të Universitetit Publik me të gjitha kapacitetet që disponon.

Siç është njoftuar nga anëtarët e Bordit Drejtues, Universiteti i Gjakovës do të nis me katër fakultetet që aktualisht janë në Gjakovë, konkretisht me Fakultetin e Mjekësisë, degët Infermieri dhe Mami, fakultetin Filologjik me degët Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë e Letërsi Angleze, Fakultetin e Edukimit me drejtimin Fillor dhe Parashkollor si dhe me Fakultetin e shkencave matematiko – Natyrore me drejtimin Kimi Arsimore. Megjithatë, bazuar në Ligjin për Arsimin e lartë, Universiteti i Gjakovës do ta ketë të paktën edhe një fakultet, i cili do të caktohet në takimet e ardhshme të Bordit.