Saturday, April 6, 2024
Gjakova Presss

Xhavit Alija: Prodhuesi shembull i pemëve të imta 

Komuna e Gjakovës ka kushte të volitshme për prodhimin e pemëve të imta. USAID-i, zyra në Kosovë po vazhdon të mbështes fermerët kosovarë në kultivimin e produkteve të tyre.  Kështu  kjo organizatë qeveritare amerikane, këto ditë ka mbështetur  fermerin Xhavit Alija nga fshati Hereq, për hapjen e 1.5 hektarëve me  boronica dhe të promovojë teknologjitë inovative përmes ujitjes moderne. Alija, invalid i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  njihet si një fermerë i suksesshëm në kultivimin e mjedrës, manaferrës, rrushit të tryezës  dhe aronisë duke e pasur të sigurt tregun..

“Jam inxhinier i mbrojtësve të bimëve, jam invalid I luftës dhe detyrë prioritare pas çlirimit të Kosovës i kam vu vetes që me vende pune ti ndihmoj vendit tim edhe pas çlirimit sepse,  sipas mendimit tim, pa një ekonomi të shëndosh, pa prodhimtari, qytetarët e Kosovës nuk kanë perspektivë. Për momentin kam 3 hektar me mjedër, 30 ari manaferrë, 70 ari aronia,  diku  rreth15 deri në 20 ari rrush të tryezës, varietetin Kardinal dhe Victoria dhe tash ditëve të fundit pikërisht me 30 prill jam përfitues i një grandi të bujqësisë nga USAIDI dhe Agroekonomia e Kosovës me vlerë prej 76 mijë eurove për 1 hektar e gjysmë me boronicë”.

Alija  në vazhdimësi  do të orientojë prodhimin plotësisht drejt  frutave të buta, ndërsa këtë mbështetje e ka quajtur domethënëse për të realizuar planet e veta në rritjen e prodhimtarisë bujqësore. Krahas arritjeve në prodhimtarinë bujqësore, fermeri Xhavit Alija po mundëson hapjen e vendeve të reja pune. Mesatarisht për punët e bujqësisë, krahas angazhimit të anëtarëve të familjes, ka punësuar rreth 30 punëtorë. Por,  ai ka shprehur edhe shqetësimin për mungesë të  një pike grumbullimi të pemëve të imta në Rrafshin e Dukagjinit.

“Sa i përket prodhimtarisë ose pemëve të imëta që merrem me to,  janë pemë të cilat kanë perspektivë dhe kanë treg. Sigurojnë të ardhura bukur të mira për ekonominë familjare edhe më gjerë. Një problem e kemi ne këtu, që nuk kemi pikë grumbulluese në Rrafshin e Dukagjinit, sepse po duhet me udhëtua më larg p.sh në pika në Mramor, në Ferizaj, në Podujevë … Kisha pas një kërkesë tek ata të cilët kanë kapital ta bëjnë edhe një pikë grumbulluese në Dukagjin,  të na lehtësojnë neve punën. Duke parë interesimin e madh të tregut evropian për boronicën sivjet kam vendosur të shtoj plantacionin tim edhe me 1.5 hektar  me boronicë, ku falë këtyre punëve gjejmë 1 pagë të vet për ekzistencën familjare 4 punëtorë të rregullt edhe 2 tash për boronicën janë 6 punëtorë të rregullt kurse sezonal diku janë 30 punëtorë po sot krahas zgjerimit tim në plantacion zgjerohen dhe rriten vendet e punës”, ka thënë fermeri Alija.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *