Duke kujtuar se si lindi kjo këngë, Ilir Shaqiri tha se, Gjakova është e brumosur me heroizmin për liri e vatan, për shqiptari…
“ Kënga ka lindur si respekt ndaj dëshmorëve e heronjve të Gjakovës që dhanë më të shtrenjtën për liri e pavarësi . Menjëherë pas luftës duke dëgjuar rrëfime për heroizmin e djemve dhe vajzave të Gjakovës, fillova të shkruaj tekstin dhe melodinë, I bindur se për tre minuta nuk mundë të përfshijë të gjithë ata që meritojnë të jenë pjesë e këngës. Më ka ndihmuar këngëtari dr. Zeq Kuçi, me të cilin kemi bashkëpunuar dhe kemi kaluar orë të tëra për ta përmbyllur këngën Yjet e Gjakovës”, tha Shaqiri.
Ilir Shaqiri I njohur për këngët patriotike, ka thënë se ndihej krenar që sot pas kaq vitesh kënga është shndërruar në hit për qytetin. Ai ka zbuluar edhe interpretimin për herë të parë të këngës Yjet e Gjakovës”.
Po e botojmë tekstin e këngës:
Ilir Shaqiri
Yjet e Gjakovës
Oooooooo hije t’paska emri
Gjakovë lulja e gjakut
Shqipja me dy krena, ooo je molla e bajrakut
Shqipja me dy krena, ooo je molla e bajrakut
Toka ndizej zjarr, Mbillej po me plumba
Paska djem Gjakova trim si Permet Vula
Folët prapë me yje n dorë tu dridh martina, yjet rriten n’djepa yll si Yll Morina
Mbahu moj nanë Loke asnjëherë kokë ulur, yjet e Gjakovës Zoti i ka përkundur
Mbahu moj nanë Loke asnjëherë kok ulur djepat e Gjakovës Zoti i ka përkundur
Oooooooo sa herë ta nxin qiellin
tokës i dhatë burra
djepat prapë i mbushe ooo plot me Bajram Curra
djepat prapë i mbushe ooo plot me Bajram Curra
Moj Gjakovë dardane varre male gropa
Do ta sjell lirin pisket Ilir Soba
Paska djem si zana, yje përmbi kreshta, yjet përkund nana yll si Elton Zherka
Mbahu moj nanë Loke, asnjëherë kokë ulur , yjet e Gjakovës Zoti i ka përkundur
Mbahu moj nanë Loke, asnjëherë kokë ulur, djepat e Gjakovës Zoti i ka përkundur
djepat e Gjakovës Zoti i ka përkundur.
(Më gjerësisht, në intervistën me Ilir Shaqirin, në numrin më të ri nr. 138 të Revistes Gjakovapress)