Gjithë ata që folën në manifestimin e organizuar me këtë rast, kryetari komunës Pal Lekaj nen patronatin e te cilit u mbajt kjo ceremoni dhe Hajdar Beqa, në emër të kryeministrisë potencuan traditën liridashëse të familjes prej nga vinte dëshmori 17 vjeçar.
Në luftën e fundit çlirimtare në Kosovë, forcat serbe patën vrarë babën e Nesemiut Shehj Zenel Danen dhe dy vëllezërit e tij Fahriun dhe Eminin.
Duke u falënderua në emër të familjes Dervishdana, shehj Nesemi Fahri Dervishdana është shprehur shkurt.
“Lusim zotin që tash e tutje, dëshmorët dhe heronjtë tanë të mos jenë të pushkës por të jenë të penës.”
Zbulimin e shtatorës, për të cilën autori Isa Baliaj skulptor tha se e ka punuar më shumë dashuri dhe përkushtim, e bënë kryetari Lekaj, shehj Musa Shehu, Hilmi Haradinaj dhe anëtarët e familjes së dëshmorit.
Ceremonia e zbulimit te shtatores u permbyll me ndarjen e mirenjohjes nga komuna e Gjakoves per skulptorin Isa Balija i cili ka punuar shtatoret e disa deshmoreve gjakovarë. Kengetaret Ilir Shaqiri dhe Albert Zhubi interpretuan nje kenge kushtuar deshmorit Nesemi Dervishdana.