Gjakovapress

Zëëmbla, Erisa Koshi, në numrin më të ri Gjakovapress

Këngëtarëve të njohur gjakovarë këto viteve të fundit po i bashkohet edhe një brez i ri i këngëtarëve, që po paraqet një perspektivë të sigurtë në kultivimin muzikës. Në këtë brez me hapa të sigurt ka hyrë edhe këngëtarja zëëmbël Erisa Koshi. Ajo ka dalë nga një familje  ku muzika ka mbizotëruar. I ati, fisharmonikisti i njohur  Florent Koshi ka qenë model për Erisen. Ajo ka vazhduar shkollimin për muzikën për të arritur në një profesoreshë të muzikës në Kolegjin Mehmet Akif në Gjakovë dhe për të bartur tek nxënësit dashurinë për muzikën.

 Kur e keni ndjerë dashurinë për këngën?

Dashurinë për muzikën e kam ndjerë qysh në femijëri, prej moshes 4 vjeçare kur kam bërë këngen e parë dhe e kam interpretuar në Festivalin e këngës për fëmijë.

 Si nisi rrugëtimi i këngës për ty dhe cilat ishin skenat e këngës për fëmijë(koncerte, festivale të këngës për fëmijë)?

Siç e thash ,  kam bërë këngen e parë dhe i kam prezantuar në festivalet e ndryshme dhe koncertet për femije në Pallatin e kultures Asim Vokshi dhe ne sallen e sporteve Shani Nushi.

Kush iu ka motivuar që ti përkushtoheni interpretimit të këngëve shqipe?

Inspirimi im më i madh  gjithmon kanë qenë këngëtaret tona  të shquara Vaçe Zela, Nexhmije Pagarusha e shumë këngetare të tjera….

Exit mobile version