-1 °c
Kosovo
-2 ° Sun
-2 ° Mon
3 ° Tue
6 ° Wed
Gjakovapress
Advertisement
  • Home
    Turizem : MIRËSEVINI  NË GJAKOVË, shkëputur nga numri më i ri i revistes Gjakovapress

    Lehtësohen masat antiCOVID-19

    Rreth 4 mijë e 100 qytetar i kanë bërë testet serologjike në QKMF

    Rreth 4 mijë e 100 qytetar i kanë bërë testet serologjike në QKMF

    KRU Gjakova thotë se uji është cilësor

    KRU Gjakova thotë se uji është cilësor

    Vërshimet dëmtojnë Urat, e pakalueshme ajo në Rogovë dhe Ura prapa ish Xhateksit

    Vërshimet dëmtojnë Urat, e pakalueshme ajo në Rogovë dhe Ura prapa ish Xhateksit

    KRU Gjakova me lajmin e gëzuar për festat e fundvitit!

    Uji i turbullt në disa fshatra që kanë burimet e veta

  • Aktuale
    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    Gjakova me 2.217 raste

    Gjakova me 800 raste me Covid 19

    Gjakova me zero raste me Covid 19

    Gjatë 24 orëve, në Gjakovë shërohen 140 pacientë nga Covid 19

    4 raste të reja, 34 të shëruar

    Përhapja e Covid 19 e fut Gjakoven në karantinë

    Në Gjakovë 188 raste aktive

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    12 raste të reja, 24 të shëruar , një rast vdekje

    Gjakovë, rënie e numri të infektuarve, rritje e të shëruarve!

    12 të infektuar, 10 të shëruar

    Në Spitalin e Gjakovës për një vit 2.281 operacione

    60 të shëruar për 24 orët e shkuara, 22 pacientë pozitiv janë në Spitalin e Gjakovës

    Gjakovë, rënie e numri të infektuarve, rritje e të shëruarve!

    Trend në rënie i të infektuarve

    Përhapja e Covid 19 e fut Gjakoven në karantinë

    Aktualisht në Gjakovë 2.111 raste me Covid 19

    Gjatë 24 orëve, në Gjakovë shërohen 140 pacientë nga Covid 19

    Gjakova me 185 raste aktive!

    Gjakova me 800 raste me Covid 19

    Gjakova me vetëm tri raste të reja!

    Përhapja e Covid 19 e fut Gjakoven në karantinë

    Gjakova e teta në vend për nga numri i të infektuarve me Covid 19 !

    Gjakova mbetet në Zonën e verdhë

    Gjakova mbetet në Zonën e verdhë

    Besimtarët krishterë kremtojnë “Kërshëndellat”

    Besimtarët krishterë kremtojnë “Kërshëndellat”

    Bie numri i të shtruarve me Covid 19 në Spitalin e Gjakovës

    Bie numri i të shtruarve me Covid 19 në Spitalin e Gjakovës

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    Në Gjakovë 214 raste aktive me Covid 19, në Spital 30 të infektuar!

    Gjakova me 800 raste me Covid 19

    Në Gjakovë 7 të infektuar dhe 24 të shëruar nga Covid 19

    Komuna e Gjakovës nga sonte ka hyrë në Zonën e verdhë

    Gjakovë, rënie e numri të infektuarve, rritje e të shëruarve!

    8 të infektuar dhe 8 të shëruar!

    Shumë shpejtë Gjakova do të kaloi në zonën e verdhë

    Shumë shpejtë Gjakova do të kaloi në zonën e verdhë

  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Intervista
  • Fejtone
  • Kontakti
  • Revista OnlineE re
No Result
View All Result

Home Fejtone

Zejtarë të vyeshëm të Çarshisë së Madhe – Fehrat Zorra, rrobaqepës

4 months ago
in Fejtone, Gjakova Presss
0 0
0
Zejtarë të vyeshëm të Çarshisë së Madhe – Fehrat Zorra, rrobaqepës
465
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

( Shkëputur nga numri më I ri I revistes Gjakovapress -140-online)

Kënaqësinë që vizitori i Çarshisë së Madhe në Gjakovë e ndjenë më së shumti, është kur takon zejet tradicionale që e karakterizojnë këtë mjedis. Kur shef nga dritarja ritmet e punës që zhvillohen brenda. Sot me nostalgji kujton kohën e rinisë kur këndej pari kishte gjallëri të madhe dhe gumëzhinte çarshia nga vizitor të shumtë, nga zërat e rraptimave dhe shkëlqimi i fytyrave të djersitura nga puna me entuziazëm e zanatlinjve të Gjakovës. Dikur andejpari, para disa dekadave kishte mundësi të mëdha që të takonte dhjetëra zejtarësh të zejeve nga më të ndryshmet që renditeshin përmes rrugëve të ngushta të Çarshisë së madhe. Ndërsa sot kanë ngelë pak zeje, sepse dyqanet tregtare i kanë zënë vendin atyre. Janë vetëm disa zeje që kanë ngelë gjallë!!! Rrobaqepësit, jorgangjinjtë, këpucëtarët, zdrukthëtarët, hotelieret me objektet karakteristike, aktualisht po e mbajnë famën e Çarshisë së madhe të Gjakovës.

Një dyqan rrobaqepësie që është në bërthamën e këtij kompleksi të restauruar, i takon rrobaqepësit Fehrat Zorra. Agë e terr e gjen në punë. Ritmi i punës nuk dallon për shumë dekada, është pothuajse i njejtë. Dikur në këtë dyqan qepeshin rroba të reja të modës së kohës, por këto vitet e punës usta Fehrati vetëm kryen shërbime. Shkurton, zgjeron, qep e rregullon pantallona, fustane, sako…  Aty, në dyqanin tipik dhe karakteristik, nën ritmin e pandalshëm të makinës së qepjes, hynë e dalin myshterinjtë që kryejnë shërbime rrobaqepësie. Usta Fehrati është një zejtar tipik gjakovar që nuk ka ndryshuar zakonin e të parëve mjeshtër e as ritmin e punës së palodhshme nga zejtarët e vyeshëm që punuan në dyqanet e kësaj çarshie. Edhe shprehjet e mikëpritjes dhe përcjelljes së myshterinjve i ka të njëjta si dikur.

HAPSIRË E SPONZORIZUARHAPSIRË E SPONZORIZUARHAPSIRË E SPONZORIZUAR
ADVERTISEMENT

Puna mbarë!

Marë paq e mirë se vjen! (dhe nuk ndërpret punën në makinën e qepjes)

Që sa vite je në këtë dyqan?

Jam gjatë në këtë dyqan. Më duket se këtu në Çarshinë e Madhe jam qysh se jam le. Janë 51 e më shumë vite përviojë pune që i kam të regjistrune.  Zanatin e kam mësuar prej babës. Shtatë vjeç kam filluar të qep, atëherë  kur menzi më kanë arrit këmbët në tokë, për të lëvizur makinën e qepjes, sepse makinat atëherë kanë qenë me këmbë. Po flas për kohë të kalueme,  aty kah viti 1958.

Mirëpo çfarë lidhje ka rrobaqepësi me terzit?

Rrobaqepësia është për me qep me makinë ndërsa terezitë kanë qep me dorë. Babai im Bajram Zorra e ka mësuar zanatin tek Xheladin Komoni. Atëherë kanë qep, në kajde të jakneve të sotit por me pambuk. I kanë dërguar nëpër shtëpija për me i qep me dorë, pastaj këta i kanë kompletuar krejt. Mbasi e ka kryer me atë fillimin ka hyrë shegert tek Komoni pastaj është bërë ortak me Komonin dhe në vitin 1947 ka hap shitoren këtu ku jam unë sot.

Tash me çka më tepër merreni?

Tash merremi veç me shërbime, më nuk ka me qep sepse aq shumë ka hyr malli i huaj këtu saqë nuk ka llogari më të qepësh.

Ju jeni rritur bashkë me Çarshinë e Madhe të Gjakovës. E din krejt çdo vjet si ka frymuar kjo çarshi. Kur e ka pas lulëzimin më të madhin, kur ka pasur më së shumti punë? 

Në vitet 70′ – 80′, atëherë kur lulëzoi krejt Kosova edhe ne kishim punë. Përpara kur nuk kishte shtof atëherë blejshin tesha ushtarake e i dërgojshin në punëtoritë tona, nëpër shtëpia, tek pleqtë tanë për me i shkep dhe me i kthy në anën e kundërt për me u duk të reja.

Edhe atëherë e ka pas atë lezetin e vet ky zanat. Mirëpo ka pas edhe rëniet e veta. Ka pas vite kur këtu kemi qenë vetëm pesë shitore të hapura. Nuk ka pas dyqane tjera, dy kanë qenë të Ndermarrjes tregtare ‘Agimi’ dhe pesë kemi qenë privat, sepse gjithë kishin qejf me punu në punë të shtetit. Atëherë nuk donte kush të punoi si privat! Pastaj ka qenë punë e vështirë. Atëherë kemi shku në Mal të Zi me shit tesha dhe kemi  shku në Bosnje me autobusa. Po, këtu e në Mostar kemi shku me shit tesha. Ka pas shumë rrobaqepës që përveç se mbanin hapur dyçanet këtu në Gjakovë, shisnin  rroba në Bosnje e Mal të Zi. Ka pasur punë të madhe atëherë!!!

Si ia kalon me klientët që vijnë këtu për të kryer shërbime të rrobaqepësisë?

Shumë mirë, i kam myshteri të vjetër, krejt puna bëhet me myshteri. I pres dhe i përcjelli si është më së miri, ndërsa shërbimin ua bëjë në mënyrë cilësore, ashu siç dëshirojnë ata. Faleminderit prej tyre, më respektojnë.

Se ky dyqani juaj ka një histori të gjatë flet edhe e dhëna se nuk është shkëput zinxhiri i brezave p.sh gjyshi ka kërkuar shërbime prej teje, baba, djali, nipi?

Ka raste që i kam katër gjenerata të myshterive nga një familje. Ju kam njohur gjyshin, babën, djalin e edhe nipin. Shpesh ju them, kur vijnë këtu për të kryer ndonjë shërbim, se  ti je e katërta gjeneratë që vjen me qep në dyqanin tim!!!

Dhe kjo tregon që sa gjatë je duke u marrë me këtë zanat?

Nja 50 vjet pa u ndal. Mendojë që rrobaqepës më të vjetër me stazh pune sa unë këtu nuk ka në çarshi… 

Si fillon një ditë e jotja dhe si mbaron?

Një ditë e imja zakonisht fillon në ora 7.00. E pastrojmë nga brenda e jashtë dyqanin, kjo punë që na ka mbet prej fëmijërisë. I përgatisim dhe i lyejmë makinat e qepjes, presim myshterit…Punojmë deri në drekë me Hasanin (Mamusha) këtu, herë shkojmë njëri, herë tjetri hamë drekë. Kthehem prapë, nuk pushojmë hiq. Verës punojmë deri kah ora 20.00 e pastaj shkojmë në shtëpi.

Gjatë verës keni më shumë punë?

Po gjatë verës, një muaj ditë kur vijnë nga diaspora kemi punë më të madhe. Këtu Çarshia gjallërohet, anipse shumë shkurt. Këtë vit, kjo pandemia ka ndiku që të kemi shumë pak punë, sepse nuk na erdhën nga bota e jashtme.

Ti e ke trashëguar prej babës zanatin e rrobaqepësit, a do ta vazhdojnë fëmijët tuaj apo si do ecën kjo zeja?

Fëmijët e mi kanë për ta mësuar zanatin për ndryshe janë duke studiuar, por unë shkollën e dua shumë. Le të mësojnë, le të kryejnë fakultetin se zanati për ta është sekondar.

Çka mendoni për këtë thënien: Mëso një zanat dhe vare diplomën në mur (çevërllëk)?

Çdo zanat me e ditë është mirë sepse do të gjendet dikur. Të moshuarit e kanë thënë që moti dhe kanë pasur përvojën për këtë.

Deri kur do ta vazhdoni këtë zanatin e rrobaqepësit?

Zanatin e rrobaqepësit do ta vazhdojë deri sa të jam gjallë. Nuk e kam ndërmend të ndalem, kam me e punu gjithnjë, sepse prej tij jetojë.

Dyqani juaj është vend ku edhe kuvendohet me myshterinjtë, ku merr informacione nga më të ndryshmet e ku këmbehen edhe barsoleta lloj-lloj?

Përpara po, por tash jo më, sepse tash nuk ka këtu njerëz që vijnë me u ulë e me bo muhabet të gjatë, sepse nuk kemi më karrika…(qeshje), dhe nuk vijnë njerëzit me ndejt më …!!! Sa për barsoleta këtu dëgjon nga më të ndryshmet varësisht nga cilat zona vijnë myshterinjtë. (z.v)

ADVERTISEMENT

Related Posts

Migena Arllati : “Hoje Dashurie”- Poezi e Modeleve Evropiane të kohësisë së sotme
Gjakova Presss

Migena Arllati : “Hoje Dashurie”- Poezi e Modeleve Evropiane të kohësisë së sotme

Ansambli i Këngëve dhe Valleve të Qytetit të Gjakovës
Gjakova Presss

Ansambli i Këngëve dhe Valleve të Qytetit të Gjakovës

Prof. Ass. Dr. Alban Dobruna, një monografi shkencore për Ahmet Koronicën
Gjakova Presss

Prof. Ass. Dr. Alban Dobruna, një monografi shkencore për Ahmet Koronicën

“Ashikët” me projektin e ri muzikor “TY PO TË PRES”
Gjakova Presss

“Ashikët” me projektin e ri muzikor “TY PO TË PRES”

Nga numri më i ri i Revistes Gjakovapress- Ja çfarë kanë punuar terzit e Gjakovës
Gjakova Presss

Nga numri më i ri i Revistes Gjakovapress- Ja çfarë kanë punuar terzit e Gjakovës

Load More
Portali Gjakovapress - Hapsirë reklamuese

Lidhuni me ne

  • 3.9k Fans
  • 560 Followers
Gjakovapress

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Ndërmarja Botuese Sherbyese MISS. Të gjitha materialet, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale nga Ndërmarja Botuese Sherbyese MISS. Materialet e publikuara në portal janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo komerciale. Në të kundërten ato nuk lejohet të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të portalit Gjakovapress. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e portalit Gjakovapress, është shkelje e të drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas ligjeve në fuqi.

Follow Us

Kërko sipas kategorive

  • Aktuale
  • Fejtone
  • Gjakova Presss
  • Humor
  • Intervista
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lajmet e shpejta
  • Revista MISS
  • Sporti
  • Të përgjithshme

Më të fundit

Turizem : MIRËSEVINI  NË GJAKOVË, shkëputur nga numri më i ri i revistes Gjakovapress

Lehtësohen masat antiCOVID-19

Sportisti vitit 2020 me 27 apo 28 Janar

Sportisti vitit 2020 me 27 apo 28 Janar

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

No Result
View All Result
  • Aktuale
  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Gjakova Presss
  • Revista Online
  • Lajmet e shpejta
  • Intervista
  • Fejtone
  • Humor
  • Kontakti

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
error: Teksti nuk mundë të kopjohet !!