Zejtarët kërkojnë përshpejtimin e punëve të Çarshisë se Vjeter
Në kuadër të kuvendit të punës të shoqatës së zejtarëve “Çarshia e vjetër” në Gjakovë, i cili është mbajtur të shtunën, përfaqësues të saj kanë shprehur pakënaqësitë për zvarritjen e punimeve për revitalizimin e Çarshisë, ndërsa kanë kërkuar nga udhëheqësia e kësaj shoqate që të bëjë më shumë për lëvizjen e proceseve në drejtim të duhur.
“Situata e krijuar ka tejkaluar çdo premisë të situatës normale dhe kjo zvarritje tash e një vit e ka bërë gjendjen e padurueshme për ne. E dimë se shoqata ka pak gjasa që të ndërhyjë në këtë proces, por realisht është e domosdoshme që t’i gjejmë dhe t’i përdorim të gjithë mekanizmat e mundshëm për përmisimin e gjendjes”, ka thënë Emin Serhati, njëri prej pjesmarrësve në takim.
Edhe Mon Zhubi, një tjetër tregtar i Çarshisë, ka kërkuar që zejtarët dhe bizneset e Çarshisë të caktojnë disa përfaqësues të tyre, të cilët do të kërkojnë një takim me organet komunale, për të marrë më shumë informata se qfarë po ndodhë me revitalizimin e Çarshisë.
Nga ana tjetër, duke folur për aktivitetin e shoqatës, përfaqësuesi i saj Ali Haraqia ka përmendur disa nga aktivitetet dhe kërkesat e shumta të shoqatës, për heqjen e taksave komunale dhe heqjen e arkave fiskale, kërkesa që sipas tij shumë pak janë marrë parashysh. Ai ka folur edhe për gjendjen e rëndë të zjetarëve dhe bizneseve. “Para dy vjetësh në ♀8arshi kemi pasur 20 zeje të ndryshme, ndërsa sot më shumë se 10 prej tyre janë shuar përfundimisht. Njejtë është situate edhe me bizneset tjera, të cilëtp o falimentojnë çdo ditë e më tepër”, ka thënë ai.
E pas aktivitetit të tyre të rregullt, zejtarët e kanë zhvilluar një takim edhe me Luan Golën, kandidat i LDK-së për kryetar të Gjakovës, ndërsa tem kyçe e bisedës ka qenë situate e Çarshisë së vjetër dhe mundësitë e përmisimit të saj.