Zeka i sjell tri pikë Vëllaznimit me Ballkanin
Vëllaznimi e ka përmbyllur stinorin vjeshtor të Ligës së parë Futbollistike të Kosovës me fitore minimale 1 me 0 në lojë me Ballkanin dhe me fitoren e dhjetë me radhë ka mbajtur pozitën e parë me 36 pikë të tubuara. Fitorja bëhet akoma më e vlefshme për faktin se u aktivizuan pothuajse gjysma e skuadrës nga futbollistë të rinjë nëmungesë të Dylazekës, Morines, Bushajt, Tetricës për shkak të kartonëve dhe Buqajt për shkak të lëndimit. Futbollistët e rinjë : Lisi Jaka, Lorik Rudi, Ardit Vokshi,Tun Bardhoku, Shpat Tabaku e tj. me sukses zëvendësuan futbollistët e munguar.
Golashënues I vetëm në ndeshje ishte Mevlan Zeka në minurtën e 13’. Pasi nga krahu I majt ka marrë një krosim të Kasapit, Zeka nuk e pati vështirë ta mposhtë portierin mysafir Beqiraj. Vëllaznimi ka pasur edhe shumë raste të tjera shënimi por që në momentet e fundit mungonin realizimet. Pa raste nuk ishin as futbollistët e Ballkanit, të cilët në pjesën e parë goditen edhe shtyllen pingule të Muhaxherit.
Adhuruesit e futbollit, rreth një mijë, edhepse në mot të ftohtë duatrokitën angazhimin dhe sukseset e Vëllaznimit në këtë pjesë të kampionatit. Pason pushimi dimëror për të nisur përgatitjet në muajin shkurt për stinorin pranveror kur Vëllaznimi fillon garat me katër pikë më shumë se skuadra e dytë në tabel, Istogu.
Tabela
Pozita | Nd | F | B | H | GSH | GP | GD | Pikët |
1.Vëllaznimi | 15 | 12 | 0 | 3 | 31 | 7 | 24 | 36 |
2. Istogu | 15 | 9 | 5 | 1 | 29 | 7 | 22 | 32 |
3. Gjilani | 15 | 9 | 3 | 3 | 28 | 14 | 14 | 30 |
4. Llapi | 15 | 8 | 3 | 4 | 23 | 16 | 7 | 27 |
5. Dukagjini | 15 | 8 | 2 | 5 | 18 | 18 | 0 | 26 |
6. 2 Korriku | 15 | 7 | 4 | 4 | 24 | 17 | 7 | 25 |
7. KEK-u | 15 | 7 | 2 | 6 | 29 | 19 | 10 | 23 |
8. Liria | 15 | 7 | 1 | 7 | 23 | 21 | 2 | 22 |
9. Flamurtari | 15 | 6 | 3 | 6 | 19 | 17 | 2 | 21 |
10. Lepenci | 15 | 5 | 3 | 7 | 14 | 25 | -11 | 18 |
11. Ramiz Sadiku | 15 | 4 | 5 | 6 | 17 | 20 | -3 | 17 |
12. Ballkani | 15 | 5 | 2 | 8 | 15 | 23 | -8 | 17 |
13. Deçani | 15 | 3 | 6 | 6 | 11 | 19 | -8 | 15 |
14. Ulpiana | 15 | 3 | 2 | 10 | 18 | 35 | -17 | 11 |
15.Kosova(P) | 15 | 3 | 1 | 11 | 5 | 31 | -26 | 10 |
16.Rilindja | 15 | 1 | 4 | 10 | 13 | 28 | -15 | 7 |