Monday, December 30, 2024
AktualeKulturëLajmet e shpejta

Zërat gjakovarë më të mirët në Kënga Magjike 2016

Në Tiranë u mbajt  nata finale e festivalit “Kënga Magjike” ku zërat më të mirë u shpallën këngëtarët gjakovarë Valon Shehu dhe Flaka Krelani. Ishte  një garë e  fortë mes këngësh dhe emrash të njohur të muzikës. Flaka Krelani u  prezantua me këngën  “Rebelohem”, ndërsa   Valon Shehu me këngën “Një ditë”. Dyshja ka publikuar foto të përbashkët pas marrjes së çmimit duke shijuar fitoren e tyre të cilën ia kanë dedikuar vendlindjes së tyre- Gjakovës..

Në finale kishte hyrë edhe Festina Mejzini por  hoqi dorë. Sipas Mejzinit, arsyeja e largimit të saj nga kjo garë del të jetë mënyra e votimit dhe lojërat e tjera që ndodhin prapa skenave.

“Nuk kam koment fare, nuk është hera e parë që “Kënga Magjike” manipulon me këngëtarët. Unë nuk jam pjesë e finales së “Kënga Magjike” sonte. Shihemi në festivalin e RTSH. Shumë dashuri për gjithë ju që po më mbështetni”, ka thënë Festina Mejzini të shtunën para finales së Këngës magjike..