Tuesday, November 5, 2024
AktualeLajme

Zëri i Italisë quhet Elhaida Dani

Elhaida-Dani

lhaida Dani është fituesja e The Voice of Italy. Pas një mbrëmjeje emocionuese, ajo që arrin deri në fund është Elhaida që falënderon: “Grazie Italia! Faleminderit!”. Të kënaqur mijëra shqiptarë që ndoqën këto javë me pasion vajzën e re nga Shkodra.

Ora 21.10. Nis mbrëmja finale. Elhaida ka kodin 4 e këndon e katërta. Performanca e parë, “I Will Always Love You”. Për Coccianten, “një talent i madh nuk njeh kufij”, Elhaida meriton titullin sepse “ka zë të mrekullueshëm dhe shtrirje të gjerë”. Noemi, që i kujton se finalistja e saj është po aq e zonja, falënderon Elhaidën për emocionet”.

Per performancën nxënës-mësues, Cocciante zgjedh këngën e tij Margherita. Një emocion për të dy: për Elhaidën është e preferuara nga të Cocciantes, ndërsa për këtë të fundit sepse nuk e ka kënduar asnjëherë me të tjerë këngën.

Përformanca e radhës, kënga e re “When Love Calls Your Name” me muzikë të Co

cciantes, që deri në orën 24.00 e të mërkurës, 29 maj, ishte më e shkarkuara në iTunes.

“Më besoi një këngë të rëndësishme për të, do të jap maksimumin” premton Elhaida që e konsideron veten të nderuar.

“Ishte një gur i çmuar për mua, por ajo e ktheu në diamant”, e vlerëson Cocciante interpretimin e këngës së tij nga Elhaida.

Më pas Elhaida, ashtu si edhe tre finalistët e tjerë këndon edhe me Modà.

Arrin momenti i eliminimit të këngëtarit të parë, mbeten në garë vetëm tre: Elhaida është ndër tre më të mirët. Bashkë me të kalojnë edhe Veronica (skuadra Carrà) e Timothy (Pelù).

Gara rinis sërish. Tre finalistët këndojnë secili këngën me të cilën u prezantuan. Elhaida, Mamma knoës best, me të cilën kur u prezantua më 28 mars, detyroi të gjithë anëtarët e jurisë t’i kërkonin ta kishin në skuadrën e tyre.

Sërish pritet një verdikt i publikut: finalistët në skenë mbeten vetëm dy. Në pritje të verdiktit, Cocciante gjen vetëm dy fjalë për të përshkruan nxënësen e tij: “Fantastike! E mrekullueshme! Uroj që publiku ta ketë kuptuar”. Dhe publiku e ka kuptuar vërtet: mbeten akoma në garë Elhaida e Timothy, Cocciante e Pelù.

Vetëm një hap nga titulli i madh. Pjesa më emocionuese e programit. Në internet, janë me mijëra mesazhet e komentet në favor të dy finalistëve. Performanca e fundit, ajo e Elhaidës që këndon sërish Adagio, këngën që më shumë se çdo tjetër, më 16 maj, emocionoi atë dhe publikun dhe i siguroi gjysmëfinalen.

“Sa herë që këndon Elhaida, unë prekem” shprehet Riccardo Cocciante që shton “Elhaida po më mëson modestinë”.

Arrin sërish vendimi i publikut: FITON ELHAIDA! Është ajo Zëri i Italisë.

Përlotet e para se të këndojë sërish këngën e saj të re falënderon “Grazie Italia. Faleminderit”.

K.B. Shqiptari i Italisë/shqiptariiitalise.com