Gjakovapress

Zhbogar të enjten në Gjakovë

 

TISKOVNA-SAMUEL ZBOGAR-MZZ

Samuel Zhbogar, Kryesues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Përfaqësues Special i BE-së të enjten do të vizitoi komunën e Gjakovës në kuadër të fushatës “Është Koha për Evropë” . Me këtë rast Zhbogar fillimisht, rreth orës 10.00 do të takohet me kryetarin e komunës Pal Lekaj, pastaj do të mbajë një ligjëratë për nxënësit e shkollës së mesme ekonomike Kadri Kusari. Në mesditë do takohet me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe shoqata misioni i të cilave është zbardhja e fatit të të gjithë te pagjeturve nga e lufta e fundit e Kosovës. Zhbogar ka planifikuar të vizitojë edhe Çarshinë e Madhe të Gjakovës dhe Radio Gjakovën .  

Exit mobile version