Gjakovapress

Zjarr në N.T “Agimi”, u rrezikuan rreth 500 banesa‏

Zyret e Sh.A Agimi

Sot në mesditë një zjarr i madh ka përfshirë godinën e ish-dejtorisë së Ndërmarrjës Tregëtare  “Agimi” në Gjakovë.

Me një shpejtësi të madhe zjarri ka përfshirë pothuajse tërë godinën 4 katëshe. Zjarri ka shkaktuar panikë të madhe edhe tek banoret e ndërtesave fqinje, meqë rreziku për përhapjën e zjarrit ishte i madh.

Si jemi njohtuar nga Pashtrik Xërxa, komandant i Stacionit të Zjarrëfiksve në Gjakovë, të rrezikuara kanë qenë afro 500 banesa për rreth, ndërkohë që falë angazhimit të zjarrëfiksve, është arritur që fillimisht të lokalizohët e më pastaj edhe të shuhët në tërësi ky zjarr.

Sa i përket shkaktarit të zjarrit, sipas komandantit Xërxa një gjë e tillë do të bëhët e ditur gjatë ditës së nesërme, ndërkohë që godina e ish drejtorisë “Agimi” ka qenë e zbrazët  dhe në proces të tenderimit për shitje eventuale./radiogjakova/

Exit mobile version