Zona e lirë ekonomike shansë e mirë për zhvillimin ekonomik
Tri biznese të komunes së Gjakovës , “Wear & Go”, “Inova” dhe Fabrika italiane e çantave, të enjten kanë qenë nikoqire të kryetares së Komunës , Mimoza Kusari Lila dhe zv.kryeministrit Behgjet Pacolli të cilët nga afër janë njohur për prodhimtarinë e tyre dhe ecuritë në tregun që plasojnë produktet . Përfaqësuesit e bizneseve, poashtu janë njoftuar edhe për mundësitë, lehtësirat dhe perspektivat që krijon formimi i zonave të lira ekonomike, që tashmë nga Gjakova së bashku me Mitrovicën janë shpallur si të tilla nga qeveria e Kosovës. Kryetarja Mimoza Kusari Lila është shprehur se vendim shumë i rëndësishëm është shpallja e zonës së lirë ekonomike dhe se ndihmesat direkte do të vërehet me shtimin e punëve në industry.
“Ne e kuptojmë konkurrencën aktuale që keni dhe tani me krijimin e zonës së lirë ekonomike krijohen lehtërisa të mëdha pasi hiqet dogana në importimin e lëndës së parë” ka pohuar kryetarja Mimoza Kusari Lila, e cila njiherit ka bërë të ditur se janë vënë kontaktet me qeverinë dhe Agjensinë Kosovare për Privatizim për marrjen në shfrytëzim të hapësirave të pashfrytëzueshme ku dhe janë dërguar shkresat konkrete.
Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka folur për perspektivat, mundësitë, lehtësirat dhe përgjegjësitë që krijohen me zonën e lirë ekonomike, për të cilën përfaqësuesëve të bizneseve u ka thënë se “shumë shpejt do të shihni se do të ketë interesim të madh të investitorëve, pasi kjo është shumë e mirëpritur nga ana e tyre”.
Pacolli ka shtuar se jo vetëm se do të ketë lehtësim importi porse njiherit edhe eksporti, dhe se nuk do të ketë formalitete të doganimit, tatimit dhe tvsh-së.Efekti konkretisht do të shihet pas dy tre viteve, por kjo nuk nënkupton që nuk do të shfaqen edhe më parë disa efekte dhe të pritet, ka pohuar zv.kryeministri Behgjet Pacolli.