Shkruan : Arbenita Vokshi Dobruna
Shkollën e mesme e kreu në Shkollën Teknike Amerikane “Harri Fultz”- dega bujqësore në Tiranë, e cila si parim kryesor e kishte porosinë “Teoria e lidhur ngushtë me praktikën”. Aty i dhanë mësim profesorët e njohur si Nexhat Peshkopia, Skender Luarasi, Hasan Toptani, Minela Karajani etj.
Nga suksesi i lartë që kishte në shkollë, ai së bashku me dy nxënës të tjerë u zgjodhën si nxënës të dalluar nga Prof. Ernest Koliqi dhe më 1937 u dërguan për studime në Institutin Agrar në Ascoli Piceno në Itali.

Pasi u kthye në vendlindjen e tij, në Gjakovë së bashku me shokët e mendimit dhe të idealit Prof. Sylejman Lleshin nga Tirana (të cilin një kohë e strehoi në shtëpinë e tij), Skender Currin (nga familja e Bajram Currit) dhe Zef Nekën nga Shkodra, themeluan Gjimnazin e Gjakovës më 1945. Gjimnazi i ulët në Gjakovë filloi punën menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945. Sylejman Lleshi, Zef Neka, Skender Curri dhe Nevruz Nura, ishin mësimdhënës në këtë gjimnaz dhe ishin baza e arsimit, duke mbajtur numrin më të madh të lëndëve. Nevruz Nura, dhe jo vetëm, dha kontributin e tij edhe në Normalën e Gjakovës e cila punonte në të njejtën godinë së bashku me Gjimnazin, si mësimdhënës i lëndëve profesionale, i angazhuar me punë plotësuese. Vendimi për hapjen e Normales në Gjakovë ishte marrë në Janar të vitit 1945, ku zëvendësdrejtor i Shkollës Normale ishte caktuar Sylejman Lleshi.
Nevruz Nura me entuziazëm dhe energji të pakursyer punoi për ngritjen dhe arsimimin e popullatës, mbajti rregullisht me përkushtim lëndët: kimi, bujqësi e mësim natyre…… ( shkrimi i plotë në numrin festiv 121 të Revistes Gjakovapress)