Thursday, December 4, 2025
AktualeLajme

15 karroca për Handikos-in e Gjakoves

karroca15 persona me aftësi të kufizuara nga komuna e Gjakovës të organizuar nga Shoqata Handikos  të mërkurën  kanë marrë nga një karrocë  dhuratë nga  Organizata turko-gjermane “Time to Help”. Drejtues të Handikosit kanë falënderuar shoqatën për krijimin e kushteve më të mira për personat me aftësi të kufizuar të cilët janë shtresa më e ndjeshme e popullatës.

‘Kjo është një mbështetje e madhe për shoqatën e personave me aftësi të kufizuar sepse kërkesat për karroca janë të mëdha’ tha Brilanda Ballata menaxhere e Hendikosit në Gjakovë e cila ka falënderuar komunën e Gjakovës dhe  shoqatën gjermano turke për këtë ndihmë.

Në fakt kjo organizatë ditë më parë ka sjellë edhe një kontingjent të madh të veshmbathjes për familjet e varfra të komunës.

Hakan Alltun, përfaqësues i organizatës ‘Time to help’ tha se kjo mbështetje është bërë përmes bashkëpunimit të komunës dhe Kolegjit Mehmet Akif’ dhe se ndjehet i lumtur që kanë arritur të lumturojnë me këto ndihma personat me aftësi të kufizuar. Ai ka premtuar se ndihmat për handakosin e Gjakovës do të vazhdojnë edhe me tutje.