Wednesday, September 10, 2025
Sporti

Komisioni i Garave : Liria-Vëllaznimi 3:0, paralajmërohet ankesa

Komisioni i Garave për Superligë dhe Ligë të Parë, në mbledhjen e vet të mbajtur më datë 11.05.2021, shqyrtoi ankesën e KF Liria, të parashtruar me datë 09.05.2021 lidhur me regjistrimin e ndeshjes së javës së 26-të të Ligës së Parë, Grupi ”A”, ndërmjet KF Liria – KF Vëllaznimi dhe konform nenit 76, paragrafi 1, pika 7 të Rregullores së garave, mori këtë:

V E N D I M

  1. Aprovohet ankesa e KF Liria si e bazuar dhe ndeshja e javës së 26-të e Ligës së Parë, Grupi ”A”, ndërmjet KF Liria – KF Vëllaznimi, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Liria.

Komisioni i garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Liria – KF Vëllaznimi, java e 26-të, Liga e parë – Grupi ”A”, konstatoi se KF Liria ka parashtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes së lojtarit të KF Vëllaznimi, me nr.16 Argjend Ahmetaj, nr ID 02362M99, për arsye se lojtari është aktivizuar në lojë në minutën e 46-të dhe nuk ishte në protokollin zyrtar të ndeshjes të nënshkruar nga përfaqësuesit zyrtar të të dy klubeve.

Gjatë administrimit të provave KG konstatoi se ankesa është e parashtruar në afatin ligjor, e lejuar, e taksuar dhe i përmbushë të gjitha kushtet për shqyrtim dhe shtjellim nga KG.

Pas verifikimit të protokollit zyrtar të ndeshjes KF Liria – KF Vëllaznimi, KG ka vërtetuar se lojtari i lartcekur nuk ishte i evidentuar në protokollin zyrtar para fillimit të ndeshjes, andaj KG konstatoi se kemi shkelje të nenit 76, paragrafi 1, pika 7 të Rregullores së garave dhe ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0, në favor të KF-Liria.

Në këtë vendim ka reaguar KF Vëllaznimi. Besnik Gojani drejtor I klubit tha se kjo është e padrejtë që po i bëhet skuadrës “Kuq e zi” dhe se ndaj këtij vendimi kanë paralajmëruar ankesë.

“Në listën e futbollistëve që I është dorëzuar zyrtarit të klubit Liria ka qenë edhe emri i lojtarit zëvendësues. Ai nuk e ka futur gjatë përpilimit të protokollit. A e ka bërë me qëllim apo lëshim teknik, nuk e dimë. Ne do të ankohemi”, ka thënë Gojani.

Ndeshja Liria :Vëllaznimi kishte përfunduar me fitoren e gjakovarëve 1 me 2 me golat e Yll Myrtes dhe Jurgen Gjinit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *