Orët e mbrëmjes I kanë takuar evokimit të momenteve të fiimit të punës nga gazetarët e ditëve të para.
Sofra e Humorit dhe Muzikës në mbrëmje ka mbledhur humoristët Besim Dina, Sevdai Radogoshi e Xhelal Kaqi, ndërsa nga muzika Albi Xhepa me muzikë argëtuese dhe Valon Kumnova me grupin ‘Yll Morina’ me muzikë popullore. Program ka zgjatur deri të hënën në mëngjes I ndjekur nga mijëra e mijëra dëgjues nga kosova e Diaspora.
Nga historiku i Radio Gjakoves
Qyteti i Gjakovës i njohur për traditën që ka në fushën e arsimit dhe të kulturës ndër shekuj, në mbarim të viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar u pasurua edhe me mediumin e parë radiofonik, “Radio Gjakovën”, që u themelua nga Kuvendi i komunës. Nga kjo periudhë e deri më sot, kanë rrjedhur shumë ngjarje me të cilat është e lidhur ngushtë Radio Gjakova, duke qenë pjesë e përditshmërisë gjakovare, ashtu siç është e lidhur edhe historia e qytetit për tri dekada e gjysmë, nga se frymëmarrja e qytetit është pasqyruar përmes emisioneve dhe programeve të përgatitura në këtë medium informativ dhe argëtues.
Radio Gjakova, filloi të dëgjohet në etër më 9 Nëntor të vitit 1979 si medium i parë i informimit lokal në Gjakovë. Që nga ajo ditë, zëri i Radio-Gjakovës u bë pjesë e pandashme e përditshmërisë gjakovare, duke pasqyruar në mënyrë të denjë dhe të besueshme realitetin dhe rrjedhën e ngjarjeve në komunë, deri më 1991 kur nga forcat serbe punëtoret e saj u dëbuan me dhunë nga puna, duke u imponuar qytetarëve të Gjakovës, me afro 97 % shqiptarë, radio program në gjuhën serbe. Me hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë dhe të UÇK-së, më 14 Qershor 1999, Radio Gjakova ishte e para radio në Kosovë, që rifilloi punën duke i dhënë kështu popullatës një ndihmesë të madhe, në të gjitha drejtimet, në fazën e emergjencës.
Radio Gjakova, sot me plot sukses po arrin të kryej misionin për informim të drejtë dhe me kohë të dëgjuesve si dhe argëtimin e cdoditshëm të popullatës me emisionet muzikore dhe humoristike .