Tuesday, February 3, 2026
Lajme

Nga 29 Shtatori deri më 3 tetor, për pensionistët konsultime shëndetësore falas

Qendra e Pensionistëve në Gjakovë ka kohë që ka filluar kohë pas kohe  të ofroi këshilla mjekesore për pensionistët. Mjeku ynë i njohur, që jeton dhe punon në Zvicer, Dr.Agron Abrashi po kujdeset për shëndetin e  pensionistëve duke ofruar vizita dhe këshilla . Ai po dëshiron që klubi I pensionistëve I themeluar nga rotarianët e Gjakovës, të jetë qendër e vërtetë për pensionistët për të qenë krahë ndihme e bashkëpunimi jo vetëm për shërbime shëndetësore por edhe për të tjera sherbime juridike, të kontabilitetit,   përfshirjes në aktivitete të lira relaksuese, kulturore e tjera.  Ndryshe, këshillat mjekesore këtë radhë ofrohen nga dita e hënë me 29  shtator e deri më 3 tetor nga ora 09 deri në orën 15. Këtë mundësi të ofrimit të këshillave të dr. Agron Abrashit,  pensionistët mundë ta shfrytëzojnë   në Qendren e pensionistëve, e cila është  hapur   në rrugën  “Selman Riza” në Gjakovë.