KF Vëllaznimi: Shkon Rexhepi, ndoshta vjen Mema!
KF Vëllaznimi pas humbjes me Vushtrrinë ka ndarë rrugët me kryetrajnerin Xhengiz Rexhepi. Me Rexhepin, Vëllaznimi nga 17 ndeshje ka shënuar 10 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje duke u radhitur e katërta në tabelë me 34 pikë. Sipas informacioneve brenda klubit , ka gjasë që Vëllaznimit tash e tutje ti prijë trajneri nga Tirana Ardian Mema I cili edhe vitin e kaluar drejtoj skuadren gjakovare. Në opinion është lakuar edhe emri i trajnerit Ismet Munishi. Vendimi i kryesisë së KF Vëllaznimi do të merret shumë shpejtë.
Stinori vjeshtor I Ligës së parë të futbolit të Kosoves mbyllet të shtunën kur Vëllaznimi luan si mysafir I Feronikelit.

