Monday, February 2, 2026
Gjakova Presss

Në numrin më të ri Gjakovapress 204: Serenata, Korçë-Gjakovë-Shkoder

Prof. MIGENA ARLLATI

Nata e Vitit të Ri 2026 në ekranin e Radiotelevizionit Shqiptar (TVSH) u shndërrua në një udhëtim festiv të rrallë, ku muzika, kujtesa dhe shpirtërimi qytetar u bashkuan nën titullin simbolik “Serenata të Bardha”. Ky program i veçantë solli jo vetëm tinguj e zëra, por edhe dritë dhe mall, duke ndërtuar një mozaik emocionesh që përfshiu tre qytete me histori të pasur kulturore: Korçën, Gjakovën dhe Shkodrën…..