Në numrin më të ri Gjakovapress.nr 205: KOLONIA GJAKOVARE NË SARAJEVË
Shkruan:Burim Axhanel
Gjurmët e para të gjakovarëve në Sarajevë datojnë që nga periudha e Perandorisë Osmane. Në bazë të dokumenteve nga Arkivi Historik i Sarajevës, mund të shihet se si u formua kolonia gjakovare në Sarajevë, me dhjetëra familje gjakovare që u vendosën në këtë qytet
Shqiptarët kanë qenë prezentë në Bosnjë dhe Hercegovinë për shekuj me radhë dhe, së bashku me hebrenjtë dhe romët, ata ishin komuniteti minoritar më i shumtë në Bosnjë dhe Hercegovinë, si gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, ashtu edhe gjatë okupimit të Bosnjës nga ana e Perandorisë Austro-Hungareze (1878-1918).
Edhe sot në Sarajevë jeton një komunitet i konsiderueshëm shqiptar, i përbërë nga familje që kryesisht kanë ardhur nga Gjakova dhe që sot janë në masë të madhe të asimiluara.
Tregtarët nga Gjakova ishin veçanërisht të aftë në tregti dhe në shekullin XIX dhe XX ata themeluan koloni të shumta në Ballkan në qytetet: Shkodër, Shkup, Selanik, Serez, Sarajevë, Stamboll, Sofje, Nish, Manastir, Jeni Pazar (Novi-Pazar), Mitrovicë, Beograd.
Një nga ato koloni të Gjakovës ka ekzistuar edhe në Sarajevë, në Bosnjë e Hercegovinë në shekullin XX, e përbërë nga familje të ardhura kryesisht nga Gjakova qysh prej shekullit XIX dhe në vitet e hershme të shekullit XX, megjithëse edhe më parë shqiptarët nga Gjakova jetonin dhe bënin tregti në Sarajevë dhe Bosnjë e Hercegovinë në shekujt XVII dhe XVIII.
Ata kryesisht tregtojnë me Sarajevën, por edhe me qytete të tjera të Perandorisë Osmane të asaj kohe.
Ata ishin tregtarë të aftë, gajtanxhinj, endës mëndafshi, rrobaqepës, zejtarë si dhe bakallë (shitës gjësendësh)… gjersisht në Gjakovapress online nr. 205

