Friday, April 10, 2026
Gjakova Presss

Në Gjakovapress nr.207: PENSIONISTËT GJAKOVARË KËRKOJNË TRETMAN QË E MERITOJNË

Në publikimin e fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për mirëqenien sociale, ofrohen të dhëna edhe për pensionet bazë, pensionet kontribut paguese, pensionet e personave me aftësi të kufizuara, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme e të tjera.

Sa i përket pensioneve bazë, në komunën e Gjakovës deri në muajin shkurt, kanë qenë 8 mijë e 970 qytetarë përfitues të pensionit të moshës, ndërsa si pensionist kontributdhënës deri në këtë periudhë, kanë qenë 4 mijë e 242.