Në Gjakovapress nr 207: Në festen e shkolles Kelmend Rizvanolli
Rreth 600 nxënës e 37 mësimdhënës dhe staf i Shkolles fillore “Këlmend Rizvanolli”, më 16 Mars 2026, kanë shënuar përvjetorin e themelimit. Me këtë rast aty është organizuar një ceremoni festive, ku me një program artistik e perkujtues , kanë marrë pjesë nxënës, mësimdhënës, e mysafirë, në mesin e të cilëve edhe të familjes së Kelmend Rizvanollit, familjet Kusari dhe Rizvanolli të cilët kishin ndarë mjetet vetanake për ndërtimin e shkollës.

