Mirënjohje e veçantë për dr.Agron Abrashi
Një arritje historike për Distriktin Rotary 2485 Shqipëri-Kosovë është shënuar më 8 korrik 2026 me rastin e pranimit të anëtarit të parë të Shoqërisë Arch Klumph. Kjo mirënjohje i ka takuar doktorit nga Gjakova Agron Abrashi. Kjo është njohja më e lartë e Fondacionit Rotary për individët, filantropia e jashtëzakonshme dhe përkushtimi i të cilëve ndihmojnë në krijimin e ndryshimeve të qëndrueshme dhe në përmirësimin e jetës së njerëzve në mbarë botën.
Distrikti Rotary 2485 Shqipëri Kosovë ka përgëzuar dr Abrashin i cili, përmes bujarisë së tij të jashtëzakonshme dhe përkushtimit të përjetshëm ndaj shërbimit humanitar dhe Fondacionit Rotary, ka fituar këtë nderim të veçantë. Duke shpreh mirënjohjen më të thellë për Dr. Abrashin për lidershipin e tij frymëzues, bujarinë dhe përkushtimin e palëkundur ndaj parimit “– Shërbimi mbi veten”.
Distrikti Kosovë Shqipëri thotë se, “ Kjo arritje e jashtëzakonshme është një moment krenarie për Distriktin dhe një frymëzim për të gjithë Rotarianët”.
Ndryshe anëtarë të kësaj shoqërie bëhen individët që kanë dhuruar të paktën 250 mijë dollarë amerikanë për Fondacionin Rotary gjatë jetës së tyre. Këto kontribute mbështesin projekte në mbarë botën për: promovimin e paqes, luftën kundër poliomielitit, arsimin, ujin e pastër dhe higjienën, shëndetin e nënës dhe fëmijës, zhvillimin ekonomik të komuniteteve dhe mbrojtjen e mjedisit.

