Tuesday, September 15, 2026
Sporti

Lojë miqësore basketbolli, kthehen emocionet! KB Vellaznimi-KB Peja 91:82

Disa ditë para fillimit të edicionit të ri të garave në elitën e basketbollit kosovar, në pallatin e sporteve Shani Nushi, të martën në mbrëmje, u zhvillua ndeshje miqësore mes KB Vëllaznimi dhe KB Peja që u mbyll me rezultat 91: 82.  Nuk ishte i rëndësishëm rezultati, por loja dhe komponimi i skuadrës për kampionatin e ri.  Megjithatë interesimi i adhuruesve të basketbollit ishte për tu lakmuar. Ata patën mundësi të ndjekin një lojë dinamike, me plot aksione dhe të dhurojnë duartrokitje për basketbollistët kuqezi.Ekipi  ka nje perberje ndryshe nga kampionati shkuar. Më efikaset te Vellaznimi ishin Kentrell Pullian dhe DJ Davis që shënuan nga 25 pikë. Nderkaq tek mysafiret më efikasi ishte Trevor Moore me 18 pikë.