Afati parë i regjistrimit, në shkollën teknike 80% plotësohen vendet
Është mbyllur afati i parë i regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme të komunës së Gjakovës. Në shkollën e mesme teknike Nexhmedin Nixha nga viti në vit drejtimet dhe profilet po bëhen më atraktive për shkollarët pasi këtu mësimi praktik dhe profesional është i orientuar drejtë tregut të punës . Kjo ka reflektuar edhe në këtë afat regjistrimi që përfshin 230 nxënës të klasave të dhjeta në 3 drejtime dhe 10 profile. Këtë e ka konfirmuar drejtoresha Florentina Gjergjaj, e cila në intervistën e ditës në valët tona, ka theksuar se interesimi i madh për regjistrim në shkollën teknike dëshmon besimin e vazhdueshëm të komunitetit në cilësinë e arsimit që ofrohet. Bazuar në numrin e aplikimeve të pranuara, rreth 80% e kapaciteteve të planifikuara për pranimin e nxënësve janë plotësuar tashmë që në afatin e parë të regjistrimit, duke reflektuar edhe një herë reputacionin dhe atraktivitetin e profileve arsimore që ofron shkolla teknike Nexhmedin Nixha, ka theksuar drejtoresha Florentina Gjergjaj.
Ajo ka shtuar se profili i Informatikës tashmë është plotësuar ndërkohë që atraktiv mbetet profili teknik I impiantit të biomasës, por edhe për të tjera profile ka pasur interesim nga nxënësit. Ky është një vlerësim i madh për punën dhe përkushtimin e stafit të shkollës Nexhmedin Nixha si dhe një përgjegjësi e shtuar për të vazhduar ofrimin e arsimit cilësor dhe përgatitjes profesionale sipas standardeve më të larta

