
Programet e reja të studimit janë akredituar për një periudhë tri vjecare. Këto arritje dëshmojnë qartë përkushtimin e Universitetit “Fehmi Agani” dhe njësive të tij akademike për cilësi dhe zhvillim të vazhdueshëm.. Këshilli Shtetëror i Cilësisë, ka shqyrtuar raportet e ekipeve të ekspertëve lidhur me programet e studimit në Universitetin e Gjakoves. Ka vendosur për akreditimin e programeve, në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë, dy programe të reja të rëndësishme: Kujdesi Shëndetësor në Komunitet një program që synon të përgatisë profesionistë të aftë për të kontribuar drejtpërdrejt në mirëqenien dhe shëndetin e komunitetit si dhe Shkencat Shëndetësore në Sport dhe Turizëm , një program bashkëkohor që ndërlidh shëndetin, aktivitetin fizik, sportin dhe zhvillimin e turizmit, duke reflektuar nevojat moderne të tregut të punës.
Ndërkohë, Fakulteti i Edukimit ka arritur një sukses të rëndësishëm me riakreditimin e programit Edukim Fillor duke dëshmuar vazhdimësinë e cilësisë dhe përkushtimit në përgatitjen e mësimdhënësve të ardhshëm. Programet e reja të studimit janë akredituar për një periudhë tri vjecare. “Këto arritje dëshmojnë qartë përkushtimin e Universitetit “Fehmi Agani” dhe njësive të tij akademike për cilësi dhe zhvillim të vazhdueshëm”, thonë në Universitetin e Gjakovës.