Para ndeshjes së Shqipërisë me Anglinë, më 16 Nëntor 2025, futbollisti gjakovar Amir Abrashi është nderuar me mirënjohje nga Federata e Futbollit të Shqipërisë për kontributin e dhënë në kombëtaren shqiptare.

“51 ndeshje si kuqezi, kilometra pafund të bëra, pjesë e historisë së Kombëtares, dy pjesëmarrje në Europian. Amir Abrashi ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në historinë e futbollit shqiptar dhe meriton vlerësimin maksimal nga çdo tifoz kuqezi”, njofton FSHF.