Gjakovapress

Artan Bakija në kujtim të muzikes qytetare të Muharrem Gurres

Këngëtari shquar nga Gjakova Artan Bakija do të jetë pjesë e një aktiviteti të veçantë artistik që mbahet për dy netë, sonte e nesermbrema në Tiranë kushtuar figurës së kompozitorit të njohur të muzikës qytetare tiranase, Muharrem Gurra. Këto koncerte me titull “Kur dy zemra dashurohen’  , mbahen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, duke bërë bashkë disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Synon të rikthejë në vëmendje vlerat e muzikës qytetare dhe trashëgiminë e saj ndër breza.

Artistët pjesëmarrës, Merita Halili, Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, Artan Bakija dhe Elvina Gurra e vlerësojnë këtë projekt si një rikthim të ndjerë në repertorin që ka shoqëruar breza të tërë, ndërsa publiku pritet të përjetojë një mbrëmje me këngë të njohura të dashurisë dhe muzikës popullore qytetare. Koncerti vjen si pjesë e një cikli artistik që synon të ri sjellë në skenë figurat e mëdha të muzikës shqiptare.

Exit mobile version