Futbollistët e Vëllaznimit dje e kanë regjistruar fitoren e dytë me radhë në këtë kampionat, këtë herë në lojë me Suhareken 2 me 0 që u zhvillua në një mot të nxehte me temperaturë 34 gradë celciuz. Golashenues ishin Filip Mishevski dhe Qemail Elshani nga penaltia . Vëllaznimi ishte skuadër që krijoj raste të shumta posaçërisht në pjesëlojen e parë, por që nja 3 apo 4 raste shumë të volitshme shkuan huq. Në pjesëlojen e dytë mysafirët nga Suhareka, që i drejton ish futbollisti i Vëllaznimit, Muhamet Dragusha, u treguan më të rrezikshëm dhe huqen edhe disa raste shënimi. Padyshim se “hendikep” për një lojë akoma më të mirë, ishte moti i nxehtë.
Mirëpo dashuria për futbollin në Gjakovë, u pa edhe dje se nuk e zbeh as vapa ekstreme!.
