Saturday, October 17, 2026
Sporti

Basketbollistët humbin, futbollistet barazojnë, triumfon hendbolli

Dita e shtunë për klubet sportive të Gjakovës është përmbyllur me fitoren spektakulare të hendbollistëve të Vëllaznimit ndaj KH Llapi 32:28. Ishte një lojë fantastike ku të dyja ekipet dhanë maksimumin. Të pranishmit në Pallatin e Sporteve në Gjakovë patën rastin të përcjellin një lojë angazhuese, e fortë dhe  me plot aksione të të gjithë hendbollistëve. Te Vëllaznimi më efikasi ishte Mali Luzha me 9 shënime i pasuar nga Granit Kadiri me 6, Çlirim Rama me 5 kështu me radhë. Heroi i ndeshjes padyshim se ishte portieri Art Luzha me pritjet e tija bravuroze dhe pos mbrojtjes së portës shënoi edhe dy gola.

Në faqen zyrtare të klubit pas përfundimit të ndeshjes shkruan: “Në shtëpinë tonë, para publikut kuqezi, skuadra jonë siguron një fitore të rëndësishme ndaj KH Llapit, duke dëshmuar karakter, forcë dhe shpirt të vërtetë luftarak! Gjakova është kuqezi! Kjo fanellë mbrohet me zemër, kjo fitore festohet me krenari”.

Edhe në konkurrencen e femrave në hendbollin elitar vashat e Shqiponjes e mposhten KH Prishtina me rezultat 39:30.

Derisa hendbolli triumfoi në ndeshjet e sotme, futbollistet e Vëllaznimit në Pejë vazhduan serine e lojërave shterpe. Anipse avancuan, në fund të ndeshjes barazuan 1 me 1 në lojë me Rilindja 1974.

Basketbollistet e Vëllaznimit pësuan humbje në teren të vetin me Yllin me rezultat 86:100.