Dita e shtunë për klubet sportive të Gjakovës është përmbyllur me fitoren spektakulare të hendbollistëve të Vëllaznimit ndaj KH Llapi 32:28. Ishte një lojë fantastike ku të dyja ekipet dhanë maksimumin. Të pranishmit në Pallatin e Sporteve në Gjakovë patën rastin të përcjellin një lojë angazhuese, e fortë dhe me plot aksione të të gjithë hendbollistëve. Te Vëllaznimi më efikasi ishte Mali Luzha me 9 shënime i pasuar nga Granit Kadiri me 6, Çlirim Rama me 5 kështu me radhë. Heroi i ndeshjes padyshim se ishte portieri Art Luzha me pritjet e tija bravuroze dhe pos mbrojtjes së portës shënoi edhe dy gola.

Edhe në konkurrencen e femrave në hendbollin elitar vashat e Shqiponjes e mposhten KH Prishtina me rezultat 39:30.
Derisa hendbolli triumfoi në ndeshjet e sotme, futbollistet e Vëllaznimit në Pejë vazhduan serine e lojërave shterpe. Anipse avancuan, në fund të ndeshjes barazuan 1 me 1 në lojë me Rilindja 1974.
Basketbollistet e Vëllaznimit pësuan humbje në teren të vetin me Yllin me rezultat 86:100.