Wednesday, October 22, 2025
Lajme

Bie niveli i Liqenit, kursimi i ujit na shpëton nga reduktimet

KRU Gjakova të martën ka ngritur shqetësimin për zbrazjen e Liqenit nga furnizohemi me ujë të pijes dhe ka bërë thirrje urgjente për kursim të ujit në të gjithë zonën e shërbimit

“Si pasojë e thatësisë së zgjatur dhe kushteve atmosferike të pafavorshme, niveli i Liqenit ka rënë mbi 7.5 metra. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në zvogëlimin e prurjeve në Fabrikën e Përpunimit të Ujit, ndërkohë që konsumi aktual i ujit është më i madh se prodhimi. Në këto rrethana, ju bëjmë thirrje urgjente për kursim të ujit në të gjitha zonat e shërbimit tonë. Përdorimi i ujit duhet të bëhet vetëm për nevoja elementare familjare dhe jo për destinime dytësore .Në të kundërtën, për të mbrojtur sistemin dhe për të siguruar furnizim sa më të drejtë për të gjithë konsumatorët, do të detyrohemi të aplikojmë reduktime të dhunshme dhe menaxhim me orar të furnizimit”, thuhet në apelin e KRU “Gjakova” SH.A.