Saturday, August 30, 2025
Aktuale

“Dallëndyshet” që fluturuan nga Ura e Fshenjtë

Gjakova mbanë të gjallë traditën për sportin unik dhe ekstrem të kërcimeve në ujë nga lartësitë. Brigjet e Drinit të bardhë tek Ura e Fshenjtë, të dielen e 10 gushtit ishin vend takim I “dallëndysheve” që flutuaruan nga lartësia 18 metërshe.  Në kuadër të festivalit ’Ditët e shqiptarit’,  sivjet kjo garë u mbështet nga komuna e Gjakovës  dhe klubi “Kërcyesit e urës”.

“Le të jemi gjithë krenar për qytetin tonë dhe të punojmë secili ngapak për t’ia kthy shkëlqimin dhe vendin që e meriton, aq më tepër shqiponjat që na kanë nderuar këto kohët e fundit dhe na kanë bërë krenarë në urat më të larta të Ballkanit, Shkelzen Goçi  me simbolin e tij të Shqiponjës, por edhe Florid Gashi  me çmimet që i kanë marë dhe që na kanë bërë të ndjehemi krenarë të gjithëve si shqiptarë”, tha Ermal Hasimja, Fondacioni për Gjakovën.

Gara u zhvillua në dy disiplina; në kërcimet dallëndyshe nga lartësia prej 13 metrave dhe nga Ura e Fshajt.

Në kërcimet dallëndyshe nga lartësia prej 13 metrave vendi i parë i takoi garuesit Fatos Koci, ndërsa fitues i çmimit të parë në garën e kërcimit dallëndyshe nga ura e Fshajt u shpall Florid Gashi.

Pjesë e garës së sotme të kërcimeve u bë edhe vogëlushi 10 vjecar nga Mitrovica Andi Selimi, i cili pati një paraqitje të mrekullueshme në kërcimin dallëndyshe nga kërcimorja. Ai mori duatrokitje të ngrohta nga vizitoret.

Që nga vitet e 50-ta Gjakova ka një traditë të bujshme në garat e kërcimeve nga ura e Drinit të Bardhë. Në mesin e shumë emrave që kanë lënë gjurmë në këtë sport atraktiv është edhe poeti i mirënjohur Ali Podrimja, i cili pati thënë “njerëzit që hidhen nga lartësitë e mëdha, më tepër u takojnë trupave që vijnë nga qielli, thonë se ndoshta ata kanë lidhje me përenditë”.

Të themi në fund se këtë vit pati më pak garues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *