
Dihet se 21 marsi është dita e fillimit të stinës së pranverës, por këtë herë pranvera ka ardhë më herët një ditë, dhe me reshje bore. Sipas llogaritjeve të shkencëtarëve të bazuar në rotacionin e tokës momenti i saktë në të cilin filloi pranvera këtë vit ishte ora 17:15 e ditës së marte. Prej këtij momenti, periudha e dritës fillon të zgjerohet krahasuar me atë të errësirës . Vera, këtë vit, do të trokasë më 21 qershor. E deri atëherë mirëupafshim!